Çfarë është Rivlerësimi i Pronave?
Rivlerësimi i pronave është një instrument ligjor dhe fiskal që lejon pronarët e pasurive të
paluajtshme në Shqipëri të përditësojnë vlerën e regjistruar të pronës së tyre në Kadastër, duke e
afruar me vlerën aktuale të tregut.
Kur shisni një pronë, ju paguani tatim mbi diferencën midis çmimit të shitjes dhe vlerës së
regjistruar. Nëse vlera e regjistruar është e ulët (siç ndodh shpesh me pronat e vjetra), tatimi mund
të jetë i konsiderueshëm.
Me rivlerësimin, ju mund të përditësoni vlerën tani duke paguar vetëm 5% tatim, në vend të 15% që
do paguanit kur të shisnit pronën.
Si Funksionon Rivlerësimi?
Procesi i rivlerësimit është i thjeshtë dhe mund të kryhet në 4 hapa
- Vlerësimi i Pronës
Kontaktoni një ekspert vlerësues të licencuar që do të përcaktojë vlerën e tregut të pronës suaj. - Aplikimi Online
Aplikoni nëpërmjet portalit e-Albania ose në sportelet e ASHK-së me dokumentat e nevojshme. - Pagesa e Tatimit
Paguani tatimin prej 5% mbi diferencën e vlerës pas lëshimit të faturës. - Përditësimi në Kadastër
Pas pagesës, kartela e pronës përditësohet me vlerën e re të tregut.
Dokumentat e Nevojshme
Sigurohuni që keni të gjitha dokumentat e mëposhtme përpara se të aplikoni
- Dokument Identifikimi
Kopje e kartës së identitetit ose pasaportës
- Dokument Pronësie
Kopje e certifikatës së pronësisë ose kartelës - Akt Vlerësimi
Akti origjinal i vlerësimit nga eksperti i licencuar - Licenca e Vlerësuesit
Fotokopje e licencës së ekspertit vlerësues
- Mandat Pagesë
Mandat-pagesë e tarifës së shërbimit - Prokurë (Opsionale)
Nëse aplikoni në emër të dikujt tjetër

Join The Discussion