Rivlerësimi i Pronave 2026

Çfarë është Rivlerësimi i Pronave?
Rivlerësimi i pronave është një instrument ligjor dhe fiskal që lejon pronarët e pasurive të
paluajtshme në Shqipëri të përditësojnë vlerën e regjistruar të pronës së tyre në Kadastër, duke e
afruar me vlerën aktuale të tregut.

Kur shisni një pronë, ju paguani tatim mbi diferencën midis çmimit të shitjes dhe vlerës së
regjistruar. Nëse vlera e regjistruar është e ulët (siç ndodh shpesh me pronat e vjetra), tatimi mund
të jetë i konsiderueshëm.

Me rivlerësimin, ju mund të përditësoni vlerën tani duke paguar vetëm 5% tatim, në vend të 15% që
do paguanit kur të shisnit pronën.

Si Funksionon Rivlerësimi?
Procesi i rivlerësimit është i thjeshtë dhe mund të kryhet në 4 hapa

  1. Vlerësimi i Pronës
    Kontaktoni një ekspert vlerësues të licencuar që do të përcaktojë vlerën e tregut të pronës suaj.
  2. Aplikimi Online
    Aplikoni nëpërmjet portalit e-Albania ose në sportelet e ASHK-së me dokumentat e nevojshme.
  3. Pagesa e Tatimit
    Paguani tatimin prej 5% mbi diferencën e vlerës pas lëshimit të faturës.
  4. Përditësimi në Kadastër
    Pas pagesës, kartela e pronës përditësohet me vlerën e re të tregut.

Dokumentat e Nevojshme
Sigurohuni që keni të gjitha dokumentat e mëposhtme përpara se të aplikoni

  • Dokument Identifikimi
    Kopje e kartës së identitetit ose pasaportës
  • Dokument Pronësie
    Kopje e certifikatës së pronësisë ose kartelës
  • Akt Vlerësimi
    Akti origjinal i vlerësimit nga eksperti i licencuar
  • Licenca e Vlerësuesit
    Fotokopje e licencës së ekspertit vlerësues
  • Mandat Pagesë
    Mandat-pagesë e tarifës së shërbimit
  • Prokurë (Opsionale)
    Nëse aplikoni në emër të dikujt tjetër

Join The Discussion